15.8 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë të vendosur/varur në një pemë në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:28.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...