15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

KFOR-i Italian me donacion prej 20 mijë euro për Shëndetësinë dhe Zyrën civile në Vitomericë

Komuna e Pejës ka njoftuar se KFOR-i Italian sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Zyrën e Gjendjes Civile në Vitomiricë të Pejës është bërë pranim – dorëzimi i donacionit të paneleve solare, që do të mundësojnë sistemin e ndriçimit të objektit brenda dhe jashtë në vlerë, prej 20 mijë euro.

Komunikata e plotë:

‘Pranim – dorëzimi i donacionit të paneleve solare

Sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Zyrën e Gjendjes Civile në Vitomiricë të Pejës është bërë pranim – dorëzimi i donacionit të paneleve solare, që do të mundësojnë sistemin e ndriçimit të objektit brenda dhe jashtë në vlerë, prej 20.000 euro.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Komandanti i KFOR-it RC – W, Koloneli Francesco Ferrara, Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Pejës, Mirzet Džogović, Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, Petrit Loci kanë bërë pranim – dorëzimin e donacionit të paneleve solare, në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Zyrën e Gjendjes Civile në Vitomiricë të Pejës.

Drejtori Loci theksoi s’e ky investim është bërë nga KFOR-i italian, të cilët i falënderoj për donacionin e dhuruar, i cili është një investim i duhur, që do të mundësojë sistemin e ndriçimit brenda dhe jashtë objektit, prandaj Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha donacionet, që i keni dhuruar deri më sot për qytetarët e Pejës.’-tuhet në komunikatën nga Komuna e Pejës./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...