2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

KFOR-I italian trajnim për gratë që janë viktima të dhunës

Ekspertët e mbrojtjes personale të KFOR-it Italian, nga sot kanë filluar trajnimin dy mujor  me gratë e qendrës për mirëqenien e gruas “Shtëpia e sigurt” në Pejë.

“Qëllimi ynë është që përmes këtyre trajnimeve profesionale, ti trajnojmë gratë të cilat kanë qene viktima të dhunës ne familje, se si duhet të mbrohen në raste të tilla”, tha komandanti i grupit luftarak shumëkombësh perëndim kolonel, Gianfranco di Marco.

Ai, gjithashtu ka treguar se si ka ardhur deri tek njohja e kësaj qendre dhe të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen gratë e strehuara.

“Njohja me këtë qendër dhe me problemet e këtyre grave, ka ardhur fal njësive tona ‘CimiC’ që është njësia për bashkëpunim civilo-ushtarak dhe bashkë me ‘JRD’ e cila posedon të gjitha kontaktet e strukturave institucionale dhe shoqërore, kane kontaktuar me organizatën ne fjalë dhe menjëherë jemi mobilizuar për këtë trajnim profesional”, tha komandanti Di Marco, duke shtuar se përveç ofrimit te sigurisë ka kënaqësinë qe ushtaret e tij po japin kontribut edhe në fusha të tjera sikurse është aktiviteti i sotëm.

Lumturie Ibra – koordinatore në qendrën për mirëqenien e gruas “Shtëpia e sigurt”, e ka vlerësuar lartë aktivitetin KFOR-it Italian, njëherësh ka theksuar se “gratë që janë të strehuara tek ne kanë treguar një interesim të madh për të qene pjesë e këtij aktiviteti”.

E pranishme ishte edhe alpinistja e mirënjohur, Arineta Mula, e cila i ka inkurajuar gratë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të mos bëhen vegël e askujt, sepse siç tha ajo, çdo femër e ka një forcë të brendshme e që është e rëndësishme që ta nxjerrim në pah, për tu mbrojtur por edhe për të bërë gjëra të mëdha në jetë.

Për fund, duhet shtuar se aktiviteti i sotëm i KFOR-it Italian është përcjellë edhe nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, madje, ky i fundit është ngritur dhe bashkë me të pranishmit i ka praktikuar disa prej ushtrimeve fizike për mbrojtje

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...