15.8 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

KFOR-i: Nuk ishim të përfshirë në aksionin në veri, presim konsultime me kohë nga policia dhe FSK-ja

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri ky mbyllën njësi të Bankës Postare Kursimore”, duke thënë se nuk ishin të përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve, dhe se ishin njoftuar pak para se të nisnin.

Në njoftimin e bërë, KFOR thotë se presin konsultime me kohë për veprimet e Policisë së Kosovës apo të FSK-së që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale.

“KFOR-i është njoftuar pak para fillimit të operacioneve të institucioneve në Kosovë kundër degëve të Bankës Postanska Stedionica të vendosura në komunat veriore të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potok. Personeli i KFOR-it nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve. KFOR-i pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”.

“Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Poashtu, në komunikatën e lëshuar, KFOR thekson se vazhdojnë të zbatojnë mandatin, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në reagimin e KFOR-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...