16.7 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

KFOR, flet koloneli i "Bondsteel" Macaraeg

Komandanti i KFOR-it në bazën amerikane në Kosovë “Bondsteel”, koloneli Roy Macaraeg ka folur për Tanjug lidhur me pretendimin se ushtria amerikane mund të tërhiqet nga Kosova.

Ai ka thënë se “vendime të tilla bëhen në nivel politik”.

“Ambasada Amerikane (në Prishtinë) ka theksuar qartë qëndrimin tonë. Si KFOR, ne mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë siç përcaktohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” u shpreh Macaraeg.

Komandanti i KFOR-it në Bondsteel ka komentuar raportet se mund të mbyllet ky kamp dhe të ndërtohet një bazë e re në veri të Kosovës.

Ai shtoj “Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi Notting Hill, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një të ri” nënvizon koloneli./Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...