19.7 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

KFOR: Përmbyllet konferenca për siguri dhe koordinim

Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi dje një konferencë për sigurinë për aksidentet rrugore në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se iniciativa synonte të lehtësonte bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke shkëmbyer përvojat, njohuritë dhe strategjitë e zhvilluara ndër vite, për të promovuar ndërgjegjësimin për një korrektësi tek shoferët, duke reduktuar kështu numrin e aksidenteve dhe duke shpëtuar jetë njerëzore.

Gjatë konferencës u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë patrullimin e përbashkët, angazhimin me komunitetet lokale, lirinë e lëvizjes, sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, thuhet tuje në njoftim.

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, ka nderuar kujtimin e Claudio Cadeddu, ushtarit të Ushtrisë italiane i cili vdiq në një aksident rrugor në Kosovë më 24 tetor.

Në konferencë morën pjesë autoritete civile dhe ushtarake, duke përfshirë shefin e Operacioneve të EULEX-it, kolonel Carlos Pereira, komandantët rajonalë të Policisë së Kosovës, kolonel Faton Alija, kolonel Shaban Shala dhe nënkolonel FatonPllana, dhe ai i Policisë Kufitare të Kosovës, Kol. Nexhmi Krasniqi, Drejtori Rajonal i OSBE-së, Dr. Riccardo Celeghini, dhe Drejtori Rajonal i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Dr. Lino Sciarra.

#KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit EULEX (BE Sundimi i Ligjit), me të cilin punon në koordinim të ngushtë. /Njeshi/

KFOR: Përmbyllet konferenca për siguri dhe koordinim 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...