27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

KFOR: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet e tyre

Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policisë së Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.

Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.

“Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë. Por siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar: “Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...