4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

KGjK e ShKK pranojnë donacion me pajisje audio-vizuele nga ShBA-ja: Regjistrohen seancat gjyqësore e rritet transparenca

Ndihmës Sekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, të enjten ka takuar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, atij prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues, me këtë rast edhe ka nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzimin e pajisjeve audio-vizuele që do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore nëpër gjykatat e Kosovës.

Në një takim të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë, Johnson tha se është i nderuar të ndihmojnë me pajisjet audio-vizuale, të cilat ndikojnë në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve,.

“I nderuar të participojmë në pajisjet audio-vizuele duke ndikuar në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve. Ka shumë benefite nga këto pajisje. Janë eleminuar letra-procesverbalet e seancave, shënohen automatikisht. Dua të falënderoj KGJK-në për bashkëpunimin e treguar në implementimin e këtij projekti”, tha Robinson.

Kurse, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit mbeten sfidë. Ai tha se instalimi i pajisjeve audio-vizuele ndikon në rritjen e transparencës.

“Përmes Departamenti Special në Themelores dhe Apel po konsolidohen dhe po japin rezultate kontributi përmes instalimit të pajisjeve audio-vizuele përmes investimit të bërë nga INL. E rrit efikasitenin dhe transparencën e palëve në procedurë”, tha Zoaj.

Edhe, Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) falënderoi INL për zhvillimin profesional të stafit të ShKK-së.

“Përmes mbështetjes së INL po trajtojmë nevojat e personave me nevoja të veçanta për herë të parë. Njësiti i intelegjecës po na bën krenar të gjithëve sa i përket trajtimit të personave të kthyer nga lufta”, tha Dibrani.

Po ashtu, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, tha se këto pajisje do të ndihmojnë edhe për mbajtjen e gjykimeve në distancë.

“Përmes këtyre pajisjeve mundësohet shikimi i secilës fjalë, duke ndikuar në ruajtjen dhe rrijten e integritetit të proceve gjyqësore. Po ashtu, me këtë donacion do të mundësohet mbajtja e gjykimeve në distancë, përfshirë pjesëmarrjen e viktimave përmes video-linkut në vendin ku ata ndihen të sigurtë”, tha Shabani-Rama.

Takimi i Johnson me krerët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, erdhi pas takimit që kishte me Presidenten Vjosa Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...