15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

KGjK i emëron dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka njoftuar se në takimin e 309-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj, ka emëruar dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale.

Sipas njoftimit, anëtarët e Këshillit, në bazë të raportit të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar, kanë emëruar Vera Gashi – Bala, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë,  në pozitën gjyqtare në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale si dhe Arben Toska, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

“Mandati i gjyqtarëve fillon nga data 1 qershor 2023”, thuhet në kumtesën e KGjK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...