Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 347-të me radhë, ka miratuar vendimin për shpalljen e konkursit të brendshëm për pozitën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë.
Ky vendim është pjesë e angazhimeve të KGJK-së për të forcuar strukturat udhëheqëse brenda sistemit gjyqësor dhe për të garantuar efikasitet dhe transparencë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të gjykatave. Konkursi do të jetë i hapur vetëm për kandidatët nga brenda sistemit gjyqësor, në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloret përkatëse.
Informacionet lidhur me afatet dhe kriteret e aplikimit do të bëhen publike nga KGJK në ditët në vijim./Njeshi/