Kritiku opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky, ka deklaruar se rebelimi i mercenarëve të “Wagnerit” ishte shenjë që paralajmëron fundin e “mbretërimit të presidentit Vladimir Putin”.
Ai shkroi në Twitter se rebelimi i shefit të mercenarëve privatë, Yevgeny Prigozhin, i tregoi Perëndimit një skenar të mundshëm për ndryshimin e regjimit në Rusi dhe se forcat politike mund të pushtojnë Kremlinin. /Njeshi/