10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Kica-Xhelili – Haxhiut: Rritja jonë është krim për ta, ua pamundësuam skemat kriminale

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar Albulena Haxhiut, e cila ka thënë se ngritja e LDK-së në votat me postë është skemë kriminale.Kica-Xhelili ka thënë se duhet të kesh mendje kriminale për të menduar se një parti tjetër nuk guxon të rritet në mërgatë.Ajo ka shtuar se insistimi i Vetëvendosjes se rritja e LDK-së është krim, e ka shtyrë të dyshojë se LDK-ja ka mundur të ketë edhe më shumë vota.

“ Se mijëra votat shtesë që i pritëm e nuk na erdhën, na kanë avulluar pikërisht këta. Siguria e tyre se ne duhet të kemi më pak vota në mërgatë është indikacion që këta kanë menduar që na kanë “fshirë” votat e si rezultat, këto 20 mijë s’po i dalin në matematikat e tyre kriminale”, ka thënë Kica-Xhelili në një postim në Facebook.“Rritja jonë është krim për ta, sepse ia pamundëson skemat e tyre kriminale”, ka thënë ajo.

“Këta paskan harruar që LDK dikur kishte partinë më të organizuar e strukturuar në mërgatë, sikurse synon ta ketë shumë shpejtë sërish. Sikurse ka punuar me strukturat tona të palodhshme këto 4 vite që LDK t’i rikthet mërgatës, e mërgata LDK-së”, ka thënë Kica-Xhelili.

VV po e quan skemë të organizuar kriminale faktin që LDK është rritur në mërgatë!Çfarë mendje krimineli duhet të kesh, të mendosh se një parti tjetër nuk “guxon” të rritet në mërgatë!

Insistimi i tyre se rritja jonë është krim më bën të dyshoj thelbësisht që ne kemi pasur edhe më shumë vota se kaq! Se mijëra votat shtesë që i pritëm e nuk na erdhën, na kanë avulluar pikërisht këta. Siguria e tyre se ne duhet të kemi më pak vota në mërgatë është indikacion që këta kanë menduar që na kanë “fshirë” votat e si rezultat, këto 20 mijë s’po i dalin në matematikat e tyre kriminale.Rritja jonë është krim për ta, sepse ia pamundëson skemat e tyre kriminale.

Këta paskan harruar që LDK dikur kishte partinë më të organizuar e strukturuar në mërgatë, sikurse synon ta ketë shumë shpejtë sërish. Sikurse ka punuar me strukturat tona të palodhshme këto 4 vite që LDK t’i rikthet mërgatës, e mërgata LDK-së.

Këndellja elektorale është ankthi i tyre më i madh!

Sepse ata e dijnë, sikurse votuesi ynë, që ata i përsërisin gënjeshtrat me shpresë që duke i përsëritur çdo ditë, bëhen të besueshme për votuesin – pa llogaritur që pikërisht votuesi do të bëhet MAKTHI i tyre, duka ua përplasur fytyrës një realitet të paevitueshëm: një ditë, gënjeshtrave të tyre, duke i përsëritur si refren, do t’i besojnë vetëm ata!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...