3.8 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

Kica-Xhelili: Qeveria lavdërohet për bllokimin e fondeve, ndërsa ua shpërndan ‘haverave’ të vet

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverinë pas publikimit të Raportit të Progresit, duke theksuar mungesën e luftimit të korrupsionit dhe shpërdorimin e fondeve.

Ajo ka akuzuar qeverinë se po shpërndan fonde për “haverat e vet” ndërkohë që bllokon fondet publike.

“Është adresuar prej raportit të progresit, është mungesa e luftimit të korrupsionit, imagjinoni ju e kemi një pushtet që lavdërohet për bllokim të fondeve derisa shpërndan fonde për “haverat” e vet, nëse mundem me fol kaq bufaleshit. Për tenderët sekret, pra nëqoftëse unë jam në pushtet edhe unë nuk e hapi një tender publik, por e thirri [x personin], për besë diçka nuk është në rregull aty, pse atë”, ka deklaruar ajo .

Duke përmendur tenderët sekret dhe favorizimin e individëve specifikë në pozita kyçe, Kica-Xhelili vuri në dukje ndikimin e njerëzve të afërt me pushtetin.

“Ideja është kjo, që kur pyet qytetari pse LDK-ja është se nuk mundesh me pranu që Dejona Mihali me vendos kur ndalet rryma, nuk mundesh më me pranu që Nagip Krasniqi me ta determinu kush cka i merr kontratat e KEK-ut. Nuk mundesh me pranu, që Martin Berishaj me i tërheq 1.4 milionë euro e komplet një pushtet me mbrojt. Nuk mundesh me pranu  që i madh i vogël i pushtetit me sulmu median, Gjykatën Kushteuese , gjyqësorin me tentu me kap prokurorin edhe me dalë me thanë po ma bllokon procesin e reformimit. Cilin reformim? Këtij që Raporti i Progresit po thotë nuk je duke e bërë vet”, ka dekalruar Kica – Xhelili./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...