13.2 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Kica-Xhelili, Sveçlës: ‘Pasulin e gullashin’ po e fshihni prej Rusisë a?

Deputetja e LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili, ka qenë kritike ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se nuk mund t’i bëjë publik tenderët e dikasterit që drejton shkaku i Rusisë dhe i Serbisë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë: ” Pasulin & Gullashin po e fshihni prej Rusisë a?”.

“Po ti, o zotëri a e din që pasi që t’ia jepni tenderët ‘dostave’ të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë.

“E ke fshehu, sepse ke zgjedhur ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të korruptuar jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, ka thënë Kica-Xhelili.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...