-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Kilaj paraqitet në Gjykatën Speciale: Deklarohem plotësisht i pafajshëm

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale.

“Po. Do të deklarohem”, i tha ai gjykatëses së procedurës paraprake. “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.

Kilaj u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në operacionin e së enjtes u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u lëshua një urdhër për paraqitje në gjykatë.

Specialja më 29 nëntor ngriti këtë aktakuzë, e cila u bë publike më 6 dhjetor. Në të, përveç të sipërpërmendurve, akuzohet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, tashmë në paraburgim dhe duke u përballur me aktakuzën e mëparshme për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu u deklaruan gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...