Ylli i famshëm Kim Kardashian u shfaq sot në gjykatën e Parisit, gati një dekadë pasi iu vodhën bizhuteri me vlerë miliona dollarë gjatë javës së modës në kryeqytetin francez.
Kardashian kishte veshur një xhaketë të zezë me fund dhe syze dielli, ndërsa mbante gjerdan dhe vathë luksoz me diamante.
Ajo u shfaq përkrah me nënën e saj teksa përshëndeti fansat dhe gazetarët që u akredituan për gjyqin.
Kujtojmë se, është raportuar që Kardashian u zotua të ndalonte së shfaquri bizhuteritë e saj në rrjetet sociale pas vjedhjes së bizhuterive./Njeshi/