Në një intervistë të gjatë për KALLXO.com, analisti shqiptar nga Shkupi ka folur edhe për marrëveshjen e fundit të arritur në mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe idenë e bashkimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Problemi që hapet tashti në Kosovë, është t’ju bëjë shërbim serbëve, politikave serbe, ja pse. Mundet Serbia ta hapë këtë temë, por Kosova kurrë s’duhet ta hapë këtë problem”, ka thënë Mehmeti për KALLXO.com.
Sipas Kim Mehmetit, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë kishte vetëm një qëllim- ta lodhë popullin kosovar nga pritjet që një ditë do të bëhet mirë.
]]>