Autoritetet kineze kanë shpallur një tarifë të re prej 125 për qind ndaj importeve amerikane, raporton BBC.
Kjo është një rritje prej tarifës 84% që ishte lajmëruar të mërkurën. Është e barabartë me tarifën aktuale të SHBA-së për mallrat kineze.
Kjo është në përputhje me modelin që po shfaqet në këtë luftë tregtare, ku Kina ka vazhduar të përshtatet me rritjet e tarifave të vendosura nga SHBA-ja. “Lufta” nisi me njoftimin e Trumpit për tarifa reciproke ndaj të gjitha shteteve, teksa ndaj Kinës fillimisht u vendos tarifë 34% e më pas 104%.
Tarifat më pas u rritën në 125%, ndërsa Shtëpia e Bardhë deklaroi se tarifat ndaj Pekinit mund të arrijnë deri në 145% në disa produkte për shkak të një takse të mëhershme prej 20%. Kjo nxiti Kinën që tarifën ndaj SHBA-së ta vendosë në 84%, deri në vendimin e sotëm për tarifë të barabartë – 125%. /Njeshi/