Baseli po rikthehet te titulli kampion dhe Xherdan Shaqiri është padyshim heroi i këtij sezoni.
Me 14 gola të shënuar dhe 17 të tjerë të asistuar, askush tjetër nuk i njeh këto shifra pas 33 javësh kampionat.
Tashmë në moshën 33-vjeçare, Shaqiri u kthyer në Zvicër për fillimin e sezonit të ri.
Një transferim që ka rezultuar i duhuri, pasi titulli kampion mungon te Baseli prej tetë vitesh. Në këtë edicion e mbajnë të vetëm kreun e tabelës./Njeshi/