3.8 C
Pec
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për të sulmuar Tajvanin. Në këtë dokumentar janë shfaqur ushtarët duke bërë betimin për të dhënë jetën e tyre nëse është e nevojshme, përderisa Pekini vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj ishullit vetëqeverisës.

“Ndjekja e ëndrrave”, një dokumentar me tetë pjesë, u transmetua nga transmetuesi shtetëror CCTV më herët gjatë kësaj jave për të shënuar 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare. Në të u shfaqën stërvitjet ushtarake dhe dëshmitë e dhjetëra ushtarëve, disa prej të cilëve shprehën vullnetin e tyre për të vdekur në një sulm të mundshëm kundër Tajvanit.

Kina pretendon se Tajvani – një demokraci vetëqeverisëse – është pjesë e territorit të saj dhe do të pushtohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Media shtetërore dhe ushtria kineze shpesh publikojnë materiale propaganduese, duke shfaqur modernizimin e ushtrisë, por edhe stërvitjet ushtarake. /REL/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...