26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Kinemaja e Pejës me guidë udhërrëfyese

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë do të fillojë të ofrojë ture falas udhërrëfyese në shqip dhe në anglisht.

“Kinemaja dhe qendra kulturore kanë një histori të gjatë, e cila është e ndërthurur thellë me historinë e Kosovës. Ajo u ndërtua në 1955 si ‘Kino Rad’ (Kinema e Punëtorëve). Kinemaja lulëzoi në dekadat në vijim dhe ishte një atraksion popullor për vendasit në tërë komunën e Pejës. Sidoqoftë, luftërat jugosllave në vitet 1990 ndërpren funksionimin e kinemasë në disa mënyra”, thuhet në një komunikatë.

Që nga viti 2016, organizata Anibar është përpjekur t’i japë frymë të re kësaj ndërtese publike. Kështu, duke filluar nga sot, është e mundur të rezervohet një tur udhërrëfyes në të dy gjuhët, në shqip dhe në anglisht.

“Ato janë falas dhe do të zgjasin rreth 20 deri në 30 minuta. Duke mirëpritur njerëzit, ne duam t’u ofrojmë vendasve një mënyrë të re për t’u lidhur me historinë e Pejës dhe trashëgiminë kulturore. Ofrimi i turneve në Anglisht gjithashtu bën të mundur që një audiencë më e gjerë të mësojë për trashëgiminë e Kosovës”.

Rezervimet mund të bëhen nga e hëna në të premten nga ora 10.00-17.00. Fundjava mund të jetë në dispozicion sipas kërkesës. Për të rezervuar, kontaktet janë këto:

Email: [email protected]
Tel.: 038 749 235.
Facebook:
 https://www.facebook.com/pejacinema
Instagram: https://www.instagram.com/kinemajusufgervalla/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...