10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Kinezët prezantojnë rivalin më të ri të Tesla Model 3

E prezantuar në Singapore, saloon-i Geometry A është i aftë të përshkojë 410 km në formën Standart Range, dhe 500 km në formën Long Range, të vlerësuara nga cikli NEDC.

Versioni i parë përdor baterinë 51.9kWh dhe versioni i dytë përdor baterinë 61.9kWh litium-jon, të dyja të prodhuara nga firma kineze CATL.

Nëse i krahasojmë me Tesla Model 3 Long Range, kjo e fundit ka baterinë 75kWh dhe është e aftë të kryejë distanca deri në 545 km të vlerësuara nga testi më realist WLTP.

Model 3 Standart Range nga ana tjetër ka baterinë 50kWh, dhe mund të menaxhojë distanca deri në 354 km WLTP.

Cilat janë disa nga karakteristikat e Geometry A

Vozitja në Geometry A mbështetet nga motori sinkron i përhershëm me output maksimal 161 kuaj fuqi. Falë këtij outputi, makina arrin shpejtësinë 100 km/h për 8.8 sekonda.

Sipas Geely, A mund të ngarkohet me karikim të shpejtë 30-80% për vetëm gjysmë ore, pa specifikuar sa kW i duhen për të arritur atë shpejtësi ngarkimi.

Geometry A supozohet të jetë makina me sigurinë më të lartë në këtë segment. Ofron një teknologji të sigurisë, duke përfshirë frenimin automatik në raste emergjente me njohjen e këmbësorëve, kontrolli automatik i dritave të forta, njohjen e objekteve lëvizëse para dhe mbrapa makinës, monitorimi i vendeve të verbra, ndihmësin për mbajtjen e korsisë, si dhe kamera parkimi 360 gradë.

Dizajni i A me pesë vende, i cili u prezantua në detaje në studion e Geely në Shangai, u përshkrua nga kompania si “minimalist dhe kryesues” me një fokus në efiçencën aerodinamike. Në të vërtetë koefiçenti i tërheqjes është 0.24Cd, vetëm 0.1Cd pas atij të Model 3.

Të dy versionet e Geometry A do të ofrohen në tre prerje: 2, 3 dhe n. Çmimet përkatëse të versioneve Standart Range dhe Long Range janë vlerësuar 27,660$ dhe 30,299$ para taksave.

Më shumë se 27,000 porosi janë bërë tashmë për makinën elektrike A. Ndër to 67% janë blerës jashtë Kinës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...