17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kirurgë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, homazhe në Prekaz e Gllogjan

Pas përfundimit të Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm, kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare, kanë bërë homazhe në Prekaz, duke kujtuar sakrificat që i ka kaluar kjo familje.

I pranishëm në këto homazhe ishte edhe Rifat Jashari.

Pas kësaj vizite në Prekaz, pjesëmarrësit  kanë vazhduar homazhet edhe në Gllogjan të Deçanit.

Ky kongres i ka zhvilluar punimet për tre ditë me radhë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës.

Kongresi i Parë Klinik është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës. Në panele të ndryshme ligjëruan kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...