Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka fituar derbin e javës ndaj Suharekës, me rezultat 2-0, derisa Prishtina e ka mposhtur Ferizajin me rezultat 1-0.
Kjo fitore e Dritës, ka bërë që skuadra gjilanase të merr kreun e tabelë së paku deri nesër, pasi ka shkuar në kuotën e 21 pikëve.
Ballkani është në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Prishtina pas fitores së sotme.
Në tre pozitat e fundit renditen Ferizaji me 14 pikë, Dukagjini me 13 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 3 pikë./Njeshi/