5.4 C
Pec
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Kjo verë në Arktik ishte më e ngrohta në histori

Një raport nga agjencia shtetërore amerikane e klimës, NOAA tregoi se Arktiku këtë vit regjistroi verën më të ngrohtë që nga matjet.

Rajoni rreth Polit të Veriut kishte temperaturat më të larta të verës, njoftuan shkencëtarët e NOAA në raportin e tyre vjetor, duke paralajmëruar se kjo është një shenjë e “ndryshimit të përshpejtuar të klimës”.

Pika më e lartë e shtresës së akullit të Grenlandës është shkrirë për të pestën herë në 34 vitet e fundit të mbledhjes së të dhënave dhe sipërfaqja e akullit ka vazhduar të tkurret.

Duke parë nivelin e gjithë vitit, viti 2023 ishte viti i gjashtë më i ngrohtë që nga mbajtja e matjeve, shkruan agjencia dpa.

Hulumtimi i publikuar në këtë formë për herë të 18-të, u përgatit nga 82 shkencëtarë nga 13 vende. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...