5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

“Kjo zoja na njeh mirë – Kjo patriotja në mikrofon, e ka nënshkru faljen e tokës së Manastirit”, Daut Haradinaj për Donika Gërvallën

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, e cila në një tubim elektoral e quajti Ramush Haradinajn gjeneral të vetshpallur. Haradinaj  thotë se “ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s”.

“Kjo zoja na njeh mirë –  Sa për gjeneral, ndoshta kësaj i bojnë përshtypje, gjeneral që i ka gradu Millosheviqi, po mu nuk më bëjnë përshtypje. Ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s.

Nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë zojën, me këtë gjuhë, kjo ka fol edhe në Pejë, edhe më ashpër”.

Tutje, Haradinaj ia kujtoi Gërvalles se si me një nënshkrim fali tokën e Manastirit të Deçanit.

“Me ja kujtu kësaj zojës, pikërisht kjo zoja që po shet patriotizëm në mikron në Decan, është nënshkruesja e faljes së tokës së Manastririt, para 11 muaje. Mas 25 vjete rezistencë të Deçanit, e kryetarit të Komunës që kemi rezistu mos me ju dhon ajo tokë se është zemra e qytetit. Edhe kjo e ka nënshkru në 5 minuta në 12 të natës. Në emër të asaj që Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës, gjë që s’ka ndodh”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...