4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

KKSH: Punësohen serbët, vazhdon diskriminimi i shqiptarëve të Luginës

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës reagon kundër diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve në Luginë nga ana e Qeverisë së Serbisë, përfshirë edhe në aspektin e punësimit. Kryetari i këtij Këshilli, Nevzat Lutfiu njofton për punësimin e një mjeku dhe një infermiere në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, në një komunë të dominuar nga shqiptarët.

“Sipas informacioneve jo zyrtare që kam marrë sot, në konkursin e fundit të shpallur nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, janë pranuar një mjek dhe një infermier, që të dy serbë. Mjekja e punësuar nuk është nga Komuna e Bujanocit”, deklaroi Lutfiu.

Kryetari i KKSH-së thotë se i ka dërguar shkresë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dukje kërkuar infromacione zyrtare mbi konkursin e fundit.

“Presheva mbi 95% me shqiptarë, Bujanoci mbi 65% shqiptar, institucionet shëndetësore i shpërfillin kuadrot shqiptare dhe marrin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë”, deklaron Lutfiu.

Kujtojmë se sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin deri në 70 për qind, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero. Ndërsa në Serbi, sipas statistikave, papunësia është 9.2 për qind./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...