8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Klinaku: Trendafilova nuk na ka ftuar në takim, ish-krerëve të UÇK-së po u shkelen të drejtat

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, nuk i ftuar në takim, madje as nuk kanë adresë të saj.

Ai më tej ka sqaruar se për vizitën janë e saj janë njoftuar ne medie, duke shtuar se ajo nuk ka për cka të diskutojë me mediet e shoqërinë civile për punë e gjykatës.

Klinaku pohoi se Specialja po shkel të drejtat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë duke ua mohuar kontaktet e vizitat me familjarët.

“Siç e dini edhe pse nuk jemi organizatore të kësaj proteste, protestën që e ka thirrur PSD-ja e kemi mbështetur për shkak që ne që Organizata të dala nga Lufta konsiderojmë që nuk është roli i gjykatësit apo sidomos kryetares që të merret e të diskutojë më shoqërinë civile me mediet për gjërat zhvillimet në Gjykatë Speciale. Do të bëhet mirë që zonja Trendafilova të bënte mirë për të drejtat e njeriut që iu shkelen të paraburgosurve që tash iu kanë ndaluar edhe komunitet që është absurditet”.

“Pasi kjo po vjen është mirë që së paku të mos e ndaj shoqërinë civile, ata shokët tanë që janë në burgun e Hagës, do të ishte mirë që të parin ta ftohte do të duhej që të na ftonte ne. Nuk kemi kërkuar takim zyrtar sepse ajo as që ka dërguar ftesë. ajo do të duhej që të na dërgonte neve ftesë, ne as adresën nuk ia dimë, edhe ftesat që i bënë, takimet po i mban fshehtë. Prej mediave ne e kemi zbuluar kur vjen”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...