Një person në Klinë ka vrarë qenin një gruaje, me të cilën raportohet se ishin fqinjë.
Lidhur me rastin policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin ankueses femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje”, bën të ditur policia. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Njeshi/