15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Klinë, tre të dyshuar që u përplasën fizikisht me policinë janë dërguar në mbajtje

Tre persona janë arrestuar, pasi që të njëjtit gjatë një proteste, nuk ju janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.

Në raportin, 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...