Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka treguar se i dha një dhuratë Carlo Ancelottit para finales së Ligës së Kampionëve vitin e kaluar. “Ndoshta, ai ka diçka për mua këtë herë”
Liverpooli i Kloppit dhe Real Madridi i Ancelottit do të përballën në Anfield të martën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në 1/8-ën e finales.
Ata ishin finalistë në finalen e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve dhe Klopp do të përballet me Ancelottin përsëri pavarësisht asaj që do të ndodh në takimin e tyre të fundit.
“Carlo është njëri prej më të mirëve që unë jam përball, e adhuroj atë”, tha trajneri gjerman për Sky Sport Italia.
“Ai është një njeri i mahnitshëm i cili ka një karrierë fantastike por gjithmonë ka mbetur modest. Ai është një person i madh dhe mezi pres të përballem me të përsëri. Po ashtu, i dhashë dhuratë herën e fundit; ndoshta ai do të ma bëjë një të tillë këtë herë”.
Ancelotti është bërë trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve katër herë dhe ka fituar titullin me skuadra në pesë ligat më të forta në Europë. Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 2024.
Ish mesfushori i Milan dhe trajneri është lidhur me drejtimin e kombëtares së Brazilit por insistoi që ai nuk e merr në konsideratë largimin nga Bernabeu deri në fund të kontratës së tij vetëm nëse atë e shkarkon gjiganti nga La Liga./Njeshi/