25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Klubet e Premier Leagues votojnë kundër heqjes së VAR-it

Klubet e Premier League kanë votuar kundër heqjes së VAR-it.

Kërkesën e kishte paraqitur klubi i Wolfes, pasi ishin ankuar për disa vendime të diskutueshme të VAR-it gjatë sezonit që lëmë pas, duke paraqitur një votim për të shfuqizuar atë.

Por në mbledhjen e përgjithshme vjetore të klubeve të Premier League (AGM) të enjten, propozimi i Wolves nuk u pranua duke mos marrë mbështetje, raporton SkySports.

Kjo pasi 19 klube votuan në favor që të mbetet VAR-i, kundrejt një ekipi që votoi kundër, e që besohet të jetë vet iniciuesi i kërkesës.

Çdo ndryshim në rregullat e Premier League kërkon që të paktën 14 nga 20 klubet të votojnë pro.

Shumica e klubeve angleze favorizojnë VAR-in, por duan të bëhen përmirësime, në vend që të anulohet tërësisht sistemi i teknologjisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...