11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Klubi i Karatesë “Arena Club” në Pejë, organizon për herë të dytë shkollën verore të karatesë

Njoftojmë qytetarët dhe dashamirët e sportit të Komunës së Pejës dhe rrethinës, se Klubi i Karatesë ”ARENA” në Pejë, për herë të dytë organizon Shkollën Verore të Karatesë, për fëmijë nga mosha 6 vjeqare dhe të rriturit, për të dy gjinitë.

Qëllimi i këtij aktiviteti, është largimi i fëmijëve nga varësia e rrjeteve sociale, lojërat e rrezikshme elektronike dhe nga dukuritë negative, si dhe motivimi që të merren me sport, informimi i të rinjëve për të mirat shëndetësore që sjellë karateja dhe nxjerrja e talentë të rinjë.

Shkolla do të zgjasë një muaj, nga data 03 Gusht – 31 Gusht 2021.

Ushtrimet do t’i udhëheqë mjeshtri dhe instruktori i shquar, sensei B.Desku, trajnerë i dëshmuar me përvojë të gjatë mbi 27 vjeqare në karate dhe refer kombëtarë, me përvojë mbi 20 vjeçare.

Ushtrimet, do të zhvillohen në sallën ish-Partizani, në parkun Karagaçi.

Orari ushtrimeve: E martë, e enjtë dhe e shtunë, nga ora 18:00

Për informata shtesë na kontaktoni në Facebook, Instagram dhe e-mail të klubit, ose gjatë stërvitjeve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...