-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, feston 11 vjetorin e themelimit: Punë,Përkushtim, sakrificë, suksese dhe krenari

Artmotion Black 2024

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, me 9 Dhjetor festoi njembëdhjetë vjetorin e themelimit, ku për këtë klub këto vite konsiderohen shum i suksesshëm,me përkushtim, sakrificë, punë,dhe krenari.

Ishte dhjetori i viti 2013 kur me iniciativë e trajnerit Bajram Desku dhe përkrahje të miqve kishte vendosur të hapte një tempull të ri për sportistët e komunës së Pejës dhe rrethinës. Desku që është Instruktor i karatesë i shkallës 5-të me përvojë shumvjeqare te dëshmuar, dhe gjyqtar Ballkanik në këtë sport, tregon fillimet e klubet, por edhe sukseset.

Fillimi ishte shumë i vështire, pa asnjë ndihmë materiale dhe në një konkurrencë të madhe dhe pengesa te llojllojshme, por ne vazhduam punën me mundë, përkushtim dhe profesionalizëm,dhe gradualisht u konsoliduam.

Klubi ynë gjatë njembëdhjetë viteve shënoi suksese të shkëlqyeshme në garat shtetërore, regjionale dhe turne ndërkombëtarë,ku nga keto gara e turne nxorrëm shum kampion,nenkampion dhe medalistë të bronztë,dhe nga keto suksese veqojme disa nxënës te ranguar ne mesin e garuesve me te mire ne rangun shtetërorë te përzgjedhur nga Federate e Karatesë e Kosovës,dhe klubi i vetem që me iniciativen e trajnerit sensei, Bajram Desku, ka filluar para kater viteve te mbaje shkollen verore të Karatesë e cila është e vetmja ne trevat shqiptare dhe me gjerë,nga e cila kan dale shum talent tani garues cilesor.

Falë punës profesionale të stafit të Klubit i sollën shtetit, klubit dhe qytetit të Pejës shumë medalje, dhe tani rangohet në mesin e klubeve më të suksesshme në rangun shtetëror (Federatën e Karatesë të Kosovës),të qytetit të Pejës,dhe rrafshit të dukagjinit. Klubi arena shfrytzon rstin qe ti falenderon shum,te gjith ata qe me qfardo perkrahje dhe mbeshtetje na dulen ne ndihme,dhe na perkrahen gjate gjith ketyre viteve. Ne premtimet qe i patem dhene qysh nga dita e pare e hapjes se klubit, tani i kemi permbushe me suksese, masovizim dhe pune profesionale. Ju premtojme qe sukseset tona nuk do te mungojne,duke nxjere sportist elitar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...