26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Klubi i Karatesë Arena Pejë i pa ndalur me suksese

Me 18.05.2025, në turneun tradicional memorial “Haki Iberdemaj”, të organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës, morën pjesë garues dhe klube nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi. Në këtë garë masive dhe me konkurrencë të fortë, garuesit tanë shkëlqyen, duke e përfaqësuar klubin në mënyrë të jashtëzakonshme dhe u stolisën me gjithsej 10 medalje:

1 Kampion

4 Nënkampionë

5 Medalistë të bronztë Veçanërisht duhet të përmendim Arminen, garuesen tonë më të re, vetëm 8 vjeçe, e cila në paraqitjen e saj të parë arriti të bëhet nënkampione – një talent premtues për të ardhmen!

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në këtë ngjarje pati edhe trajneri ynë, Baki Desku, i cili me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndau drejtësinë në garë si gjyqtar, duke përfaqësuar me dinjitet gradën e tij Ballkanike. Urime të përzemërta të gjithë garuesve dhe stafit për punën e palodhshme dhe suksesin e merituar!/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...