Përfundoi gara e shahut në Ligën e Parë, e cila zgjati 5 ditë dhe ku morën pjesë 14 klube me gjithsej 116 shahistë.
Vendin e parë, e fitoi Klubi i Shahut Peja dhe vendin e dytë Vllaznimi nga Gjakova.
Këto dy klube, tashmë do jenë pjesë e Superligës në shahun kosovar.
Shahisti më i suksesshëm në këtë garë u zgjodh pejani, Xhevdet Kurtbogaj.