20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Klubi Vespa Peja pjesë e “CroVespa 2022” në Split të Kroacisë

Më shumë se 400 ‘Vespa’, prej koleksioneve të veçanta nga vitet 50-të e deri te modelet e reja, kanë defiluar në qytetin e bukur të Splitit në tubimin “CroVespa 2022”.

Sipas organizatorëve ky është njëri prej tubimeve më të mëdha që është mbajtur në qytetin bregdetar dhe pjesë e këtij turneu tre ditorë ishte edhe ‘Vespa Kosova’ respektivisht ‘Klubi Vespa Peja’ me përfaqësues, Dardan Ademin.

Ademi për portalin Njëshi ka treguar se është tepër me rëndësi pjesmarrja në këto organizime pasi Kosova ka nevojë që të vendoset edhe më shumë në hartën botërore të Vespas.

“Padyshim ishte një organizim mjaft i mirë dhe tepër masivë. Patëm rastin të njohim nga afër dhe të shkëmbejmë eksperienca me adhurues të këtij lloji të motorit nga e mbarë bota dhe kjo është tepër me rëdësi edhe për ne si shoqëri por edhe ta vendosim Kosovën në hartën e botës të Vespas”. – tha Ademi.

Në rrugën e gjatë nga Peja në Split, prej diçka më shumë se 500 km, Ademi ka treguar se i vetmi problem ka qenë paijsja me vizë.

“Përveç pajisjes me vizë e cila e kërkon kohën e vet dhe të merr energji jashtëzakonisht shumë për shkak të dokumenteve. Rruga është tjetër, është përjetim në vete, nuk janë shumë 500km, kur je me shoqni dhe kalon mirë” – spjegon Ademi.

Ndryshe eventi treditorë ‘CroVespa Split” përfundon të dielën më 18.shtator. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...