8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

KMDLNJ për protestën e sotme: IPK të hetojë nëse policia tejkaloi përgjegjësitë

KMDLNJ ka reaguar pas protestës së sotme në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Në reagim thuhet se protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ishte e drejtë dhe jo e dhunshme.

“Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymues, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku pesë aktivistë të PSD-së ndaj të cilëve u përdorë një forcë jo proporcionale, që për KMDLNJ-në është krejtësisht e panevojshme”, thotë KMDLNJ.

KMDLNj ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse janë tejkaluar përgjegjësitë me të cilat është pajisur policia me rastin e menaxhimit të protestave.

“Protesta e PSD -së është e drejtë dhe kjo është e rregulluar me ligj. Protesta, në të njëjtën kohë është e drejtë e njeriut në çdo vend demokratik. Në kohën kur qytetarëve të Kosovës që po mbahen peng në Burgun e Gjykatës Soeciale Raciste në Hagë po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut, vizita e kryetares së kësaj Gjykate në Prishtinë nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç se provokim dhe veprim në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale. KMDLNj ka qenë fuqishëm kundër kësaj vizite”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...