Kreu i PL Ilir Meta deklaroi sot në një konference për shtyp se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 2025.
Ai është pyetur edhe lidhur me deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha një ditë më pare se do të futet në zgjedhjet e ardhshme duke krijuar koalicion me të tjera parti opozitare, por pa konfimuar nëse një prej tyre do të jetë edhe ajo e aleatit të tij, Ilir Metës.
As Meta nuk dha një përgjigje nëse do lidhë kolaicion me Berishën.
“Unë nuk kam ndjekur intervistën e zotit Berisha. Jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme, kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament”, tha ai./Njeshi/