5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Koalicioni për Kosovën Fituese sot teston fuqinë në Skenderaj

Koalicioni për Kosovën Fituese, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë sot tubimin e radhës, kësaj radhe në Komunën e Skenderajt.

Aktiviteti do të mbahet në ora 14:00 dhe pritet të jetë një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe që ky koalicion po gëzon nga qytetarët.

Ky bashkim forcash, që përfshin figura kyçe të luftës së UÇK-së si Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Nuredin Lushtaku dhe Fadil Kodra, deri më tani ka rezultuar me një përkrahje të jashtëzakonshme.

Tubimi në Skenderaj pritet të jetë një moment i rëndësishëm për të testuar fuqinë dhe ndikimin e këtij koalicioni në prag të zgjedhjeve të ardhshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...