16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

Avokati i autorizuar nga familja Hajrizi që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i 39-vjeçarit nga Skenderaj.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!

Prej sot, spekulimet duhet të ndalën. Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”, tha Koci.

Ai tutje shtoi se kufomën të cilën e solli mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.

“Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka shkruar ndër të tjera Koci.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...