27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Koci ua mbylli me fjongo dyert seancën e kaluar, deputeti i VV-së e ngacmon sot “ku je”, merr kundërpërgjigje

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, përmes një postimi në profilin e tij në ‘facebook’ e ka ngacmuar avokatin kosovar, Arianit Koci, duke e pyetur se pse sot nuk ishte në hyrje të Kuvendit të Kosovës, siç bëri dy ditë më parë kur e lidhi me një fjongo të kuqe një prej dyerve të Kuvendit dhe kritikoi deputetët për bllokadën politike në Kuvend.

“Arianit Koci, ku je? Shpresoj që nuk e ke lidh vikendin. Po na mungon.”, ka shkruar Kërçeli,

Koci i është kundërpërgjigjur me një koment, duke thënë se nuk i ka hije që të ironizojë.

“Nuk po te ka hije me ironizu. Bar ti që nuk të konsideroj primitiv, si do kolegë tu. Shteti është në bllokadë, e ekonomia katastrofë”, ka shkruar Koci si kundërpërgjigje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...