22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, qytetarët presin deri 40 minuta për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se në dalje të dy vendkalimeve kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona deri në 150 metra.

Qytetarët po presin deri në 40 minuta, në dy pikat kufitare të lartë cekura për të dalë nga Kosova.

Kurse, gjendja në vendkalimet tjera kufitare është e qetë dhe nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...