Në mëngjesin e sotëm, është shkaktuar një aksident me vetura në magjistralen Pejë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Orllat.
Burime të Njëshi, bëjnë të ditur se policia është në vendin e ngjarjes dhe po intervenon lidhur me rastin, ku nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata. /Njeshi/