8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Kolona të gjata në vendkalimet kufitare, në Merdar mbi pesë orë pritje për të hyrë në Kosovë

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe sot vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve dhe pritje të gjata mbi 5 orë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë në Kosovë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore.

Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 16:50) dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin mbi orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km. Ndërsa për ta dalë nga Kosova në këtë vendkalim po pritet deri në tri orë, kurse kolona brenda Kosovë arrin në 1.000 metra.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë, kurse për të dalë deri në 50 min. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Edhe në vendkalimin në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...