21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Kolonel Bekim Zejnullahu akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani

Koloneli, Bekim Zejnullahu është akredituar si atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, duke marrë zyrtarisht këtë funksion nga nënkolonel Besim Gashi, i cili ka mbajtur detyrën deri tani. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në “Facebook” ku ka shkruar mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global.

Koloneli Zejnullahu, pas marrjes së detyrës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Gjermaninë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së atasheut të mbrojtjes, me ç’rast kolonel Bekim Zejnullahu mori zyrtarisht këtë funksion të rëndësishëm nga atasheu i deritashëm nënkolonel Besim Gashi. Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike. Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...