16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes realizoi Kursin e Avancuar për Lider dhe Kursin e Liderit Luftarak

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) janë realizuar kurset e karrierës, Kursi i Avancuar për Lider dhe Kursi i Liderit Luftarak.

Kursi i Avancuar për Lider, ka  për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

Trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë, ndërsa Kursi i Liderit Luftarak është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre. Pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike që i mundësojnë të operojnë me efikasitet në situata sfiduese.

Këto kurse kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK. Po ashtu, paraqesin një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës./Njeshi/

May be an image of 2 people
May be an image of 3 people and the Tomb of the Unknown Soldier

 

May be an image of 6 people and text
May be an image of 1 person
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...