Është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.
Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake Gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.
Presidentja, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-komandantin e KFOR-it Özkan Ulutas, për sigurinë që ka ofruar gjatë shërbimit në Kosovë.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e pra e shtetit, shtoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in për të treguar që Kosova mbetet vend i qetë, i sigurt dhe paqësor.
Ajo nuk la pa përmendur edhe sulmin në Banjskë, ku u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.
“Për 25 vjet keni kaluar me ne në çdo hap, për ta bërë Kosovën një vend të qetë, të sigurt dhe paqësor. Misioni i suksesshëm dhe më i gjatë është ai i KFOR-it. Në emër të vendit tim dëshirojë të tregojë dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës, institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluarën për të treguar që Kosova mbetet një vend i qetë dhe i sigurt dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre”,
“Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë ato të shtatorit të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin Ulutash për pajisjet logjistike që na ndihmuan për ta mbajtur Policinë e Kosovës të sigurt dhe gjeneral Ulutash për profesionalizmin tuaj”, tha ajo/Njeshi/