11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në prag të kësaj feste, Jashari u dërgoi urimet më të përzemërta besimtarëve myslimanë dhe personelit të FSK-së, duke dëshiruar paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre.

“Në këtë ditë të bekuar, që ngërthen në vete vlera të thella të sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, ju uroj nga zemra një Bajram të gëzuar, të mbushur me harmoni e lumturi pranë më të dashurve tuaj. Qoftë kjo ditë një moment reflektimi për forcimin e vlerave tona njerëzore, shpirtërore dhe kombëtare”, është shprehur Jashari.

Komandati i FSK-së, ka shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë personelin e FSK-së që edhe në ditë festash, mbeten të përkushtuar në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Ai ka uruar që kjo festë të sjellë unitet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...