Sot komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka qëndruar në Beograd ku është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq.
Ulutash dhe Mojsilloviq, ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit.
“Ata rikonfirmuan angazhimin e tyre të palëkundur për të mbrojtur komunikimet dhe dialogun e hapur”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutaş me homologët e tij kryesorë ushtarakë”./Njeshi/